Kur të mbarojë “epoka” e Zinedin Zidanes, presidenca e Realit të Madridit, sikurse duket qartë, do të sjellë një trajner të ri dhe ajo, që tani, ka filluar të mendojë për pasuesin e tij. Sipas mediumeve të afërt me klubin “mbretëror”, kandidati kryesor për të zënë vendin e Zidanes është trajneri aktual i Totenhemit, Mauricio Poketino.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, është impresionuar nga trajneri i ri argjentinas që po punon me sukses, prej disa sezonesh, në klubin e lartpërmendur anglez. Më parë, Poketino ka qenë trajner i Espanjolit. Perezit, në fakt, i pëlqeu shumë loja e Totenhemit gjatë ndeshjes (1-1) së javës së kaluar të këtij ekipi anglez në “Santiago Bernabe” me Realin e tij, në kuadrin e Ligës së Kampioneve.
Sfidanti.al