E pabesueshme : Një nga portierët më të zot,  nuk mori asnjë pikë!

Në mbrëmjen gala të FIFA-s u ndanë çmimet për lojtarët më të mirë të vitit të kaluar dhe ai i portierit më të mirë iu dha Xhanluixhi Bufonit që doli para portierit gjerman, Manuel Nojer. Por a e dini se cili portier nuk mori asnjë pikë?

Bufoni, edhe pse 39 vjeç, arriti që të shpallej portieri më i mirë në botë për vitin e kaluar, duke lënë mbas portierë të tillë, si Manuel Nojer, Hugo Loris, Kejlor Navas, David De Gea… Bufoni fitoi 42 për qind të votave, Nojeri – 32, Navasi – 10, Kurtoa -9, Lorisi – 3 dhe besojeni ose jo, portieri fantastik i Mançester Junajtidit dhe i përfaqësueses së Spanjës, David De Gea, nuk mori asnjë pikë!

Sfidanti.al