Do të kthehen për herë të parë njerëzit në kapacitet të plotë në stadiumin e madh të kryeqendrës së Katalonjës. Për herë të fundit një “El Klasiko” me 100 për qind tifozë, u zhvillua në 1 mars 2020 në “Santiago Bernabeu” me prani të 78 357 njerëzve. Reali fitoi 2-0 me gola të Vinisiusit dhe Marianos, ndërsa që pas asaj kohe filloi pandemia. Tashmë, plot 100 000 tifozë do të jenë në “Kamp Nou” pasi janë hequr të gjitha kufizimet nga ana e autoriteteve. Ndoshta kjo mund ta ndihmojë Barcelonën që ndodhet në një pozicion shumë të vështirë.
Sfidanti.al