Ikardi kthehet tek PSG-ja, Poçetino e quan “të fortë”!

Duket se hallet familjare për momentin janë lënë pas, dhe se jeta mund të vazhdojë si më parë. Të paktën, në sipërfaqe është paqe dhe Mauro Ikardi e ka marrë një “armëpushim” nga gruaja e tij e fuqishme, Uanda Nara. Njëkohësisht edhe agjente e profesionit të tij si futbollist. Kjo po e ndihmon Ikardin që të kthehet tek Paris SG për ndeshjen e sotme ndaj Marsejës në Ligën e Parë të Francës. Nuk dihet nëse trajneri Maurisio Poçetino do t’ia ketë shumë nevojën argjentinasit, duke qenë në ekip Mbape dhe Mesi (Nejmar, i dëmtuar), por gjithsesi më mirë ta ketë sesa jo. “Ai është një njeri i fortë nga ana psikologjike, – ishin fjalët e trajnerit argjentinas, – ai është stërvitur mirë dhe do të jetë pjesë e ekipit”. Ironia është se Uanda vërtet e akuzon të shoqin për tradhëti, por po kështu ndodhi kur ajo u lidh me të, pasi ishte ende gruaja e futbollistit tjetër argjentinas, Maksi Lopez.

Sfidanti.al