Nuk i ka ardhur mirë për kritikat e bëra ndaj tij, që ai nuk ka punuar sa duhet në fazën mbrojtëse. Kristiano Ronaldo nuk po jeton ditë aq shumë të lumtura tek Mançester Junajtidi, edhe pse ka shënur disa gola të rëndësishëm. Portugezi deshi t’u përgjigjej ish-shokëve të tij tek Juventusi, Xhorxho Kielini dhe Leonardo Bonuçi, që deklaruan se ai i prishi punë ekipit në fazën difensive. “Ata nuk e kanë parë sa duhet punën që unë kam bërë në mbrojtje, – thotë CR7 në prag të ndeshjes ndaj Liverpulit, – unë do t’ua mbyll gojën duke kthyer lavdinë sërish në “Old Traford”. Ne synojmë të fitojmë trofe tek Man. Junajtidi”. Edhe në Angli ka shumë analistë që po kritikojnë lojën e Ronaldos duke e quajtur një barrë për “djajtë e kuq”.
Sfidanti.al