Mos bëni budallëk, të isha unë e kisha lidhur Ronaldon

Sanchez nuk dëshiron që të largohet Ronaldo, ndaj edhe ofron keshillen e mençur për portugezin.

Legjenda e Real Madridi, Hugo Sanchez, shpreson se Cristiano Roanldo do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

“Po të varej nga unë, do ta mbaja Ronaldon. Shpresoj se do të qëndrojë edhe për shumë vite. Ai të garanton shumë gola dhe së paku edhe dy tre vite Roanldo do të jetë top lojtar”, tha Hugo.

“Është e vështirë që nga kjo distancë t’i rekomandosh atij diçka, sepse është jeta e tij – vendimi i tij. Mendoj se së shpejti do të gjendet një zgjidhje”, shtoi Hugo