Gjëndet një ekip në Europë që injoron së bashku Mesin dhe Ronaldon

Messi e Ronaldo nuk kanë vend në formacionin e Beshiktashit, kështu thotë Dusko Tosic.

Mbrojtësi i Beshiktashit, Dusko Tosic, thotë se nuk do t’i ndërronte bashkëlojtarët as me Leo Messin e Cristiano Ronaldon, teksa shton se ylli i Real Madridit nuk e ka impresionuar kurrë atë.

Ronaldo dhe Messi e kanë fituar për nëntë vite me radhë “Topin e Artë”, por Tosic preferon në sulm lojtarë si Ryan Babel, Ricardo Quaresma, Cenk Tosun dhe Vincent Aboubakar.

“Nuk do të ndërroja asnjë lojtarë të Beshiktashit për Messin apo Ronaldon”, tha Tosic.

“I dua shokët e mi të skuadrës dhe ekipin. Kam luajtur kundër ROnaldos në të kaluarën, asnjëherë nuk më ka impresionuar – ai luante sikur të mos ishte aty”, shtoi mbrojtësi i klubit turk.

Beshiktash e mbylli sezonin katër pikë para Istanbul Basaksehir, duke fituar kështu titullin e 15 në histori.