Mesi dhe Guardiola do të bashkohen, por pa Barcelonën

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ylli argjentinas, Leo Messi, nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Barcelonën, i cili ua ka kumtuar lajmin drejtuesve katalunas në muajin korrik, përcjell Gazeta Express.

Menjëherë pas këtij lajmi, mediat spanjolle e ato britanike kanë filluar të flasin për destinacionin e mundshëm të argjentinasit, nëse largohet nga “Camp Nou”.

Sipas mediave britanike, Messi mund të ribashkohet me trajnerin Pep Guardiola te Manchester City, skuadër kjo që është gati të bëjë çmendurinë duke ofruar shifra marramendëse për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Kujtojmë se vite me radhë është raportuar se PSG dhe Manchester City kanë gati mbi 250 milionë euro për më të mirin e botës, shifër kjo që mund të rritet nëse me të vërtetë Messi ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Barcelonës, ku ka fituar gjithçka dhe numëron afër 30 tituj. /Express/