Mesi bën gjëra që nuk i kam parë tek Krojfi e tek Maradona

Trajneri i Las Palmas ka vetëm fjalë të mira për Leo Messin dhe diku nuk bien mirë keto fjale.

Trajneri i Las Palmas, Quique Setien, i cila pa skuadrën e tij të shtunën duke pësuar debakël në “Camp Nou”, beson se Cristiano Ronaldo do të zë vend në histori të futbollit si një lojtar i madh, por jo ashtu si Leo Mess.

“Messi është i pandalshëm. Ai është më i miri dhe këtë e tregon çdo dite. Nuk po them se Cristiano nuk është lojtar i mirë. Ai do të zë vend në histori si një sulmues i madh, por nuk është si Messi”, tha ai për “Mundo Deportivo”.

“Ajo çfarë bën Messin, nuk e kam parë as te Cruyff, Ronaldinho, Maradona apo gjithë të tjerët. Duhet të jetë kënaqësi që ta shohësh atë duke u stërvitur çdo ditë”, shtoi ai.