Tifozet e Atletikos ose ata te Barcelones do te duhet te presin edhe pak kohe per te mesuar se çfare do te beje Antuan Grizman ne te ardhmen. Sulmuesi francez doli ne nje konference per shtyp te organizuar nga Federata Franceze e Futbollit ku deklaroi se nuk do ta bente te ditur ne kete moment vendimin e tij.
‘E kam marre vendimin tim, por nuk eshte momenti per ta thene-tha Grizman-me vjen keq, sepse te gjithe po e presin’.
Gjate dites se marte ne median franceze u publikua lajmi se Grizman ne konferencen per shtyp do te konfirmonte qendrimin e tij te Atletiko Madrid dhe rinovimin me te deri ne 2023. Emri i Grizman eshte permendur shume ne zerat e merkatos per kalimin te Barcelona me kete te fundit qe kishte vendosur te priste 1 korrikun per te paguar klauzolen e kontrates se francezit qe do te reduktohej ne 100 milione Euro.
Sfidanti.al