Mbyllet edhe një sapunadë tjetër:  Dembele përfundon te Barcelona

Sot, mbasdiite, Barcelona do të shpallë nënshkrimin e Usman Dembeles, si pjesëtar i ri i klubit katalonjas, përfaqësuesit e lartë të të cilit u takuan, në Monako, gjatë kohës së hedhjes së shortit të Ligës së Kmapioneve, me drejtues të Borusias së Dortmundit. Si rezultat u arrit deri te marrëveshja e ndërsjellë dhe Dembele do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën. Kështu, klubi i deritanishëm i Usmanit do të arkëtojë 105 milionë euro para në dorë plus 45 milionë të tjera në formë bonusesh të ndryshëm.

Dembele do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin katalonjas dhe kënaqësia e madhe e shprehur nga pjesëtarët e familjes së tij në rrjetet sociale vetëm se e konfirmojnë atë që do të ndodhë sot – nënshkrimi i kontratës, njofton gazeta spanjolle “Marka”.

 

Sfidanti.al