Në një intervistë të dhënë për një gazetë në Belgikën e tij të lindjes, portieri i Realit të Madridit, Tibo Kurtua, deklaroi se do të ishte e padrejtë t’i jepej titulli Barcelonës pa e mbyllur sezonin. “Ne kemi qenë më të mirë sesa Barcelona, ndaj nuk do të ishte e drejtë”, – u shpreh gardiani belg i ardhur nga Çelsi. i përgjigjet gazetari i të përditshme së Madridit, “Marka”, David Menajo (Menayo), me një shkrim në gazetë, dhe të shpërndarë në Tuiter.
“Vërtet? – thotë ai në formë pyetjeje, – nëse i besoj renditjes, shoh që vendin e parë e zë Barcelona. Në një ligë me 27 javë të luajtura, aq sa janë zhvilluar deri tani, ekipi katalanas ka qenë më i rregullti, më i qendrueshmi. Portieri belg e ka fjalën se Reali nuk ka humbur asnjë ndeshje ndaj Barçës, por ama dihet se kanë lënë pikë me ekipet e tjerë. Unë kam parë se në futbollin e femrave, Atletiko e Madridit fitoi titullin, edhe pse i humbi të dyja ndeshjet ndaj Barcelonës …”.
Sfidanti.al