Në pritje të vendimit përfundimtar për rifillimin e turneve në futboll, në Gjermani vijojnë testet te skuadrat e Bundesliga 1 dhe 2 dhe në orët e fundit janë shënuar raste të tjera pozitiviteti me Covid-19. Një pjesëtar i Aue Erzgebirge, skuadër e Divizionit të dytë të kampionatit gjerman ka rezultuar i prekur nga coronavirusi, lajm që është konfirmuar nga vete klubi teksa specifikoi se futbollistët dhe stafi teknik do të hyjnë menjëherë në vetizolim, por deri ditën e enjte.
Pas kësaj, dy raste të reja u shënuan edhe te Borussia Moenchengladbach; bëhet fjalë për një futbollist dhe një anëtar i stafit dhe që të dy janë një karantinë. Ditën e shtunë rezultoi pozitib me Covid-19 një futbollist i Dinamos së Dresdenit i cili nuklkishte simptoma. Klubi i Bundesliga 2 këtë të martë kreu sërish teste dhe këtë radhë nuk pati rezultate të tjera pozitive.
Sfidanti.al