Finalja e Kupës së Mbretit mes Athletic Bilbaos dhe Real Sociedad do të zhvillohet me dyer të hapura, por jo tani afër. Federata Spanjolle e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp ka konfirmuar se e ka pranuar kërkesën e bërë nga të dy klubet baske një ditë më parë nëpërmjet një deklarate të përbashkët .
‘RFEF e kupton plotesisht dëshirën e athletic Bilbaos dhe Real Sociedat për të zhvilluar finalen e Kupës së Mbretit kur ta lejojnë rrethanat sanitare dhe sportive me dyer të hapura për publikun dhe me praninë e tifozerisë së të dyja skuadrave që do të duan të ndjekin sfidën-theksohet në komunikatën e Federatës Spanjolle të Futbollit- Casa Real dhe trofeu me më shumë traditë dhe thirrja e futbollit spanjoll e meritojnë një finale me dyer të hapura. Për këtë arsye, RFEF e pranon kërkesën e përbashkët të të dy klubeve dhe do të përcaktojë mekanizmat rregullatorë të nevojshëm për të bërë të mundur që Kupa e Mbretit të zhvillohet si kompeticion zyrtar në momentin më të volitshëm. Mund të luhet gjatë 2020 ose në 2021 por përpara mbylljes së sezonit 2020/21. RFEF do të përcaktojë datën e finales pas një akordi me Real Sociedad dhe Athletic Bilbaos për ta kthyer Kupën e Mbretit në festën e madhe të futbollit spanjoll’.
Sfidanti.al