Mos vallë Holifildi kërkon “triologjinë” në ring me Tajsonin?!

Respekti për njëri-tjetrin u krijua (apo u shpreh) vonë, por ekziston, Majk Tajson e cilësoi Evander Holifildin si kundërshtarin më të fortë që pati në karrierë, dhe po ashtu ky i fundit vlerësoi klasin e kundërshtarit me të cilin u ndesh dy herë. Sot, ndërsa 53-vjeçari i mbiquajtur “Djali i keq i boksit” bëhet gati për rikthimin në ring, edhe 57-vjeçari duket se do ta ndjekë. Në postimin e bërë prej tij, ishte fotoja dhe fjala RIKTHIM!

Nuk dihet nëse këta të dy po mendojnë për njëri-tjetrin, ndërsa kanë qenë heronjtë e një epoke me rivalitet të madh, ku i treti ishte britaniku Lenoks Ljuis (në foto së bashku). Ai arriti të fitonte ndaj të dy amerikanëve, duke u bërë kampion i padiskutueshëm i botës, ashtu siç ishte më parë Tajsoni, dhe siç u bë edhe Holifildi, që gjithsesi dominimin më të madh e pati tek peshat e mesme. Postimi i Holifildit erdhi vetëm pak ditë pasi Tajsoni bëri postimin e videos, ku tregohej duke u stërvitur, dhe madje në formë të mirë. Dy duelet Holifild-Tajson përfunduan me fitore të të parit (nokaut), dhe me skualifikim të së dytit, pasi i kafshoi veshin.

Sfidanti.al