Të paktën, këtë opinion ka ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Liverpulit Luis Garcia, sipas të cilit, ka shumë mundësi që Filipe Kutinjo ta trashëgojë, brenda pak viteve të ardhshme, Andres Iniestën në “Kamp Nou”. Në fakt, emri i këtij lojtari brazilian ka disa kohë që lidhet me transferimin në Barcelonë dhe, tani, në këtë temë u përfshi edhe Luis Garcia që ka luajtur me ekipin katalonjas.
“Kohët e fundit, po shkruhet shpesh për transferimin e Kutinjos për në Barcelonë dhe sigurisht që marrja e një vendimi të tillë do të jetë e vështirë për Kutinjon, pasi, mesa di unë, ai ka dëshirë që të rrijë ende në Liverpul, madje, edhe unë do të dëshiroja që ai të luante edhe disa vite të tjerë me Liverpulin. Iniesta, nga ana tjetër, ka shumë mundësi që të vazhdojë të jetë edhe dy-tre vite të tjerë në përbërje të formacionit të Barcelonës, ndërkohë që unë mendoj se Kutinjo i ka të gjitha cilësitë dhe aftësitë teknike që ta pasojë atë (Iniestën) në ekipin katalonjas”, thotë Luis Carcia.
sfidanti.al