Tani që Lionel Mesi e vazhdoi kontratën e vet dhe siguroi të ardhmen me bluzën e Barcelonës, e rëndësishme është sesi do të jetë ekipi rreth tij, të paktën, deri më 2021. Gazeta spanjolle, “Diario”, informon se paga masive prej 50 milionë eurosh (bruto) dhe bonusi prej 100 milionë eurosh nuk ishin të mjaftueshme, ndërsa Mesi kishte edhe një kërkesë tjetër sa i përket së ardhmes. Ai kërkoi që klubi të ndalonte çdo bisedim me Antoan Grizmanin! “Mesi nuk e do atë!”, shkruajnë mediumet spanjollë.
Mesi shumë më tepër preferon mikun e tij të mirë, Luis Suarez, si partner në sulm sesa Grizmanin. Ardhja eventuale e Grizmanit te Barcelona do të thotë një ulje eventuale të Suarezit në stolin e rezervave ose, ndoshta, edhe, shitjen e tij, duke pasur parasysh se Osman Dembele sapo ka ardhur në ekip dhe duhet të justifikojë 150 milionë eurot që Barcelona pagoi për të në gusht. Sidoqoftë, Barcelona nuk është aq pranë nënshkrimit të Grizmanit, ndërkohë që për këtë të fundit po interesohen, gjithashtu, Reali i Madridit dhe Junajtidi, për të cilin thuhet se ka një paramarrëveshje përkatëse, sipas së cilës ai do ta blejë Grizmanin për 100 milionë euro.
Sfidanti.al