Kur tradhëton Guardiola, viktima quhet Barcelona

Pep Guardiola e dëshiron sulmuesin e talentuar të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është takuar me talentin francez të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele shkruan Le10Foot.

Dembele pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Dortmund, me disa skuadra të interesuara për të.

Ai  ka drekuar me Guardiolan në Manchester ku kanë diskutuar rreth një transferimi të mundshëm.

Kjo është një goditje e madhe që Guardiola po ia bën Barcelonës, skuadër e cila e kishte bërë Dembelen si synimin kryesor të verës.