Cili u tradhetua më shumë, Milani apo Paleta?

Gabriel Palletta e ka konfirmuar largimin nga Mian dhe nuk ka pendesë për këtë vendim.

Mbrojtësi italian, Gabriel Paletta gjatë kësaj vere do të largohet nga Milan, pavarësisht se sezonin e fundit luajti shumicën e ndeshjeve.

Këtë largim e ka konfirmuar vet lojtar, i cili dëshiron të gjejë një zgjedhje të mirë për të gjitha palët.

“A ka përfunduar karriera ime në Milan? Do të thoja po, mendoj se po. Jam duke kërkuar për një marrëveshje të mirë për të gjitha palët”, tha Paletta për mediat italiane.

Për Palettan është duke u interesuar skuadra e Genoas, e cila prej kohësh tregon interes për të.