Çelsi është shumë pranë nënshkrimit me mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro.
Kampioni i Anglisë, Çelsi shumë shpejtë pritet të arrijë marrëveshje me Juvetusin për mbrojtësin Alex Sandro, për të cilin do të paguajnë 70 milionë euro.
Sandro do të jetë mbrojtësi i katërt i majtë në tre vitete e fundit, që kur Ashley Cole u largua si lojtar i lirë në vitin 2014.
Fillimisht në vitin 2014 u transferua Felipe Luis nga Atletico Madrid për 20 milionë euro, por u shit pas një viti po në Atletico.
Në vitin 2015 Celsi transferoi Baba Rahman nga Augsburg për 25 milionë euro, por që një vit më vonë u largua drejt Schalke.
Në vitin 2016 Chelsea transferoi mbrojtësin spanjoll të Fiorentinas Marcos Alonso për 26 milionë euro.
Paraqitjet e mira të Alonsos nuk e kanë bindur trajnerin Antonio Conte. Ai tashmë ka kërkuar Alex Sandron, për të cilin do të paguajnë 70 milionë euro