Kur as tifozët katalanas nuk besojnë se Mesi qendron?!

Një sondazh në “El Mundo Deportivo” tregon sesi e mendojnë këtë punë në publikun rreth e qark klubit. Tifozët e Barcelonës janë shumë të dyzuar nëse Mesi do të vazhdojë apo jo, madje më shumë se gjysma gjykojnë se kapiteni do të largohet. Në sondazh rreth 51-52 për qind kanë votuar “ikën” padyshim të shqetësuar dhe të bindur nga kriza e rëndë e borxheve, sepse duhen zhbllokuar gjithsej 200 milionë euro nga borderoja e rrogave. Rreth 48 për qind e mbajnë veten ende me “gajret”. Gjithsesi, duhet thënë se presidenti Laporta do të bëjë të pamundurën, do të përmbysë qiellin e Tokën derisa të sigurojë vazhdimësinë e argjentinasit në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al