Kumani mund të mos ulet në stol, por është ai “shefi” i Barcelonës!

U tregua edhe në ndeshjen e dytë të drejtuar prej holandezit, që trajneri është njeriu që merr vendimet. Ka ikur koha e teknikëve “të dobët” si Valverde apo Setien, pasi Kumani është si Guardiola apo Luis Enrike. Trinkao ishte sërish titullar në fitoren 3-1 të Barcelonës ndaj Gironës, duke lënë në stol Dembelenë. Kutinjo po luan mirë, dhe Grizmani po përpiqet ndonëse mediat thonë se katalanasve u mungon numri 9. Lionel Mesi është në formë shumë më të mirë, madje shënoi gol, ndërsa pritet të jenë në fushë Pjaniç e Ansu Fati. Për momentin, Buskets e Zhordi Alba e kanë mbajtur vendin, ndërsa Kumani pati një qortim për De Jongun që gaboi në pësimin e golit. Holandezi do të jetë një nga shtyllat e skuadrës dhe nuk mund të gabojë. Problem është fakti se Setien nuk ka firmosur largimin, dhe zyrtarisht Kumani nuk mund të ulet në stol.

Sfidanti.al