Kritika me bollëk për Navas, por Zidan s’e tradhëton gardianin

Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se Keylor Navas nuk do të largohet nga Real Madridi, as diskutohet.

Portieri i Los Blancos, Keylor Navas, është në qendër të kritikave prej kohësh për shkak të formës së tij të luhatshme, ku madje qarkullojnë zëra se gjatë verës madrilenët do ta transferojnë David de Gean.

Por, këtë e ka hedhur poshtë trajneri Zinedine Zidane, i cili ka thënë se të gjithë janë me Navasin.

“Ky debat është mbyllur prej kohësh. Ne jemi me Navasin, gjithashtu edhe me Casilla dhe Ruben”, tha Zidane.

“Ju mund të bëni gabime, por ai ndaj Bilbaos ka bërë disa pritje fantastike dhe falë tij dhe shokëve të skuadrës, ne morëm tri pikë”, shtoi Zizu