Katër “përforcime” për Zidanin, kthehen Ramosi dhe Karvahali!

Kjo është një javë me një finale, dhe çfarë finaleje. Reali do të luajë në Madrid ndaj Mynshengladbahut ndeshjen e fundit të grupit në Champions, dhe i duhet një fitore për t’u kualifikuar. Pas suksesit tepër lehtësues në fushën e Seviljes, madrilenët kanë lajme të mira pasi në ekip kthehen nga dëmtimi kapiteni Sergio Ramos dhe mbrojtësi Dani Karvahal. Përveç tyre edhe Odriozola si dhe Joviç, njëri në mbrojtje dhe tjetri në sulm. Kjo do të thotë se Zidani do të ketë më shumë alternativa, plus që Ramosi dhe Karvahali janë të domosdoshëm në fushë. Mungesa e vetme e rëndësishme është ajo e Federiko Valverdes. Pas duelit në Champions me gjermanët, do të vijë finalja e dytë, ajo ndaj Atletikos së Madridit në “Alfredo Di Stefano” në 12 dhjetor, ku Reali ka një nga shanset e pakta për t’iu afruar kryesuesve të La Ligës. Nëse nuk fitohet, do të jetë e vështirë të mbrohet titulli, ndonëse jemi ende në javën e 12-të të kampionatit.

Sfidanti.al