Ju pëlqen Kovaçiç? Keni punë me Zidanen..

Real Madrid nuk do të shes mesfushorin kroat Mateo Kovacic, edhe pse lakmohet nga disa ekipe.

Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave, pas paraqitjeve të mira këtë edicion.

Por, Real Madrid tashmë ka vendosur për të dhe nuk dëshiron largimin e tij, pasi trajneri Zinedine Zidane ka besim në kroatin.