Spanja e yjeve në Francë, Parisi e vlen një “meshë”!

Shprehja e dikurshme ka qenë “Parisi e vlen një meshë”, e thënë nga Mbreti i Francës, Henri IV (Anri IV). Sot janë “mbretërit” spanjollë të futbollit që e thonë shprehjen e famshme ndërsa kanë mbërritur në kryeqytetin francez për një ndeshje miqësore luksi. Edhe pse kalendari është i ngarkuar me shumë sfida, me ligën spanjolle dhe Championsin, dhe yjet e Spanjës u lodhën jo pak me fitoren 4-1 ndaj Izraelit, sërish “Parisi e vlen një meshë”.

Kapiteni Sergio Ramos postoi një foto në Instagram, ndërsa iberikët udhëtonin me autobus në rrugët e kryeqytetit të kulturës. Diçitura ishte “Bonjour Paris! Vamos Espana!” Së bashku me Ramosin ishin Pike, Iniesta, Zhordi Alba, Buskets, De Gea, Tiago Alkantara, Isko, Koke, Vitolo, Dani Karvahal, Morata, Aspas apo David Silva.

Sfidanti.al