Andrea Barzagli është lënë jashtë ndeshjes me Holandën, për shkak të problemeve të tij familjare
Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura ka treguar arsyen e vërtetë pse ka lënë jashtë skuadrës mbrojtësin Andrea Barzagli.
Ky vendim ka ardhur pas disa fotografive ku lojtari shihej në orët e vona jashtë shtëpisë, por Ventura tregon se arsye për këtë ishte përleshja me gruan.
“Barzagli më ka treguar se kishte probleme me gruan në shtëpi. Kjo më ka befasuar mua. Fotot më befasuan po ashtu, por më pas mora shpjegimin e duhur”, tha Ventura gjatë konferencës për media.