Rivalë të tyre janë futbollistë ndoshta jo aq shumë të rrezikshëm si Iago Aspas i Seltës, Simone Zaza i Valencias apo Stuani i Gironës. Lionel Mesi e Luis Suarez duket se do ta zgjidhin mes tyre çështjen e “Piçiçit” (Pichichi), apo të golshënuesit më të mirë të ligës spanjolle për këtë sezon. Argjentinasi kryeson renditjen me 17 rrjeta pas javës së 20-të, ndërsa uruguajani e ndjek me 13, madje duke mos shënuar asnjë penallti ndaj dy të Leos.
Duket pra, se përveç titullit kampion që duket çështje e mbyllur katalanase, edhe gara për golin do të jetë “punë e brendshme e Barcelonës”. Mesi ka pasur epërsi ndaj të gjithëve, por Suarez po reagon fort dhe ka shënuar 10 gola në 11 ndeshjet e fundit. Sa për BBC-në e Realit, ajo nuk duket kërkund, me Ronaldon që ka 4 gola, Bejlin me 2 e Benzemanë po me 2.
Sfidanti.al