Karl-Hajnc Rumenige ishte i qartë. “Jup Hajnkes do të ishte trajneri gjerman ideal për skuadrën tonë”, – ishin fjalët e tij kur u pyetën se çfarë do të ndodhte me stolin e Bajernit edicionin e ardhshëm. Marrëveshja me Hajnkesin është deri në fund të sezonit, por gjasat janë që bavarezët t’i ofrojnë qendrim më të gjatë. Përse? Mos vallë, njerëz si Hënes (66 vjeç) apo Rumenige (62) janë tashmë të vjetër dhe pëlqejnë specialistë veteranë si 72-vjeçari Hajnkes?
Ndoshta edhe po, por ndoshta edhe jo. Hajnkes dhe Rumenige kujtojnë se çfarë ndodhi në 2013 kur Hajnkes u largua dhe në vend të tij erdhi Guardiola. “Habemus Pep (kemi Pepin)”, – tha me pompozitet presidenti i klubit, por presioni ishte i madh mbi katalanasit pasi Hajnkes fitoi Championsin, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Ku i dihet, ai mund t’ia dalë sërish dhe cili do të ishte ai trajner që do ta përballonte presionin për ta zëvendësuar?
Sfidanti.al