Është si “një herë e një kohe” historia e varësisë nga Kristiano Ronaldo për Realin. Favoriti për Topin e Artë nuk shënon më me ritmin e dikurshëm kur arrinte 35, 40 apo 45 gola në një kampionat, por për çudi Madridi duket i shëndetshëm. Zinedin Zidan mund të jetë i qetë, ashtu si tifozët, pasi skuadra “merenges” është përgjigjur me parimin e tre musketierëve, “një për të gjithë, të gjithë për një”.
Reali është sot skuadra me më shumë lojtarë që gjejnë golin në kampionatin spanjoll. Asgjë e shëmtuar që nuk kanë një kryegolshënues, pasi 14 futbollistë e kanë shënuar emrin. Gazeta “Marka” bën një statistikë ku del se 58.3 për qind e lojtarëve madrilenë shënojnë. Bejl e Benzema kanë realizuar nga 3 herë, Ronaldo, Isko, Asensio, e Ramos nga 2, ndërsa 8 të tjerë nga 1 herë.
Barcelona, skuadra e dytë më e mirë e La Ligës në këtë renditje, ka 8 lojtarë gjithsej që realizojnë, nga 22 gjithsesj (36.4 për qind), ndërsa Atletiko ka 8 ndër 23 (34.8 për qind). Natyrisht, kur vjen puna për Këpucën e Artë, konkurrentë janë Grizman i Atletikos e Luis Suarez me nga 6 gola, Aduriz apo Mesi me nga 5 dhe Nejmar me 4.
B. Kuka