Zakone të ndryshme për mbretërit e golit, sigurisht, për ata që mbajnë kurorën në Europë, Mesi, Ronaldo apo Suarez. Yjet, në prag të ndeshjeve, nuk e kanë për zakon t’i bien kambanës se do t’i bëjnë gol apo do ta dyndin portën kundershtare. Në kampionatin tonë, ku goli është një specie që kapet me lupë, ka një ves që cënon ritualin e ..golit. Le të të marrim një rast konkret, sulmuesin e paperëndueshëm Pejiç, për të cilin thonë se do të dalë në pension, duke shpuar rrjetat tona. Ja si thotë para ndeshjes: “Do ta ndëshkoj Skënderbeun”.
Qysh në kohën e Përnaskës apo të Gim Muratit, të Kovaçit, më pas të Majacit, jemi mësuar me një rregull të pashkruar: goli nuk përflitet, por shijohet në fushë! Salihi, njeriu që golin e zbukuron më shumë se të tjerët, nuk e premton para ndeshjeve. Heshtja e tij është tejet profesionale. Një modë që e ka patur edhe Pejiç në fillim, por, këto kohët e fundit, ka filluar zakonin e ri…