Ishit tallur me Zazën tek euro-penalltia? Një perlë ..Realit

Simone Zaza është shprehur tejet i lumtur për golin e bukur që shënoi dhe ndihmoi Valencian ta mposhtë Realin e madh të Zidanes.

Real Madridi nuk ka mundur ta permbysë në favorin e tij ndeshjen e mbetur me Valencian, duke pësuar humbje 2:1 në “Mestalla”, që tani mbetet vetëm një pikë para Barcelonës, shkruan Gazeta Express.

Serinë e golave hapi Zaza i cili befasoi mysafirët me një gol të bukur që në minutën e pestë, gol ky që e ka gëzuar tej mase ish sulmuesin e Juventusit.

“Nuk ka shënuar shumë këso gola, sa isha te Sassuolo shënova diçka kështu. Por, ky ishte më ndryshe dhe jam shumë i lumtur që shënova. Isha pak me fat, por ia arrita”, tha Zaza.