“Mexhik” Xhonsoni,legjendari, vihet në krye të LA Lejkërsave

Legjenda e LA Lejkërsave, Irvin “Mexhik” Xhonson, u vendos në pozicionin nr.1  të këtij klubi të NBA-së amerikane, ndërkohë që dy drejtorët kryesorë shumëvjeçarë të tij u shkarkuan. Kështu, kryesia e klubit shkarkoi njerëzit që, gjatë dy dhjetëvjeçarëve krijuan të ardhmen e këtij klubi, Xhim Bas dhe Miç Kupçak, dhe, vendin e tyre e zuri legjendari “Mexhik” Xhonson. Basi, gjatë 19 sezoneve ka qenë “operativi” nr.1 i ekipit, kurse Kupçaku kaloi në këtë ekip, majde, tre dhjetëvjeçarë, 17 prej tyre si menaxher i përgjithshëm.

Ekipi LA Lejekërs është një nga më të lavdishmit në historinë e NBA-së, por, gjatë këtij sezoni, është nga të dobtit në këtë ligë, me 19 fitore dhe 39 humbje! Kurse, vitin e kaluar, ai arriti rezulatin më të dobët në historinë e ligës së basketbollit amerikan, me vetëm 17 fitore dhe 65 humbje. Lejkërsat kanë tre vite, rradhazi, që nuk arrijnë të luajnë në play off, kurse ky vit do të jetë i katërti që do të përbëjë një rekord negativ tjetër në historinë e këtij klubi. “Mexhik” Xhonsoni, në kohën e tij, i ka çuar Lejkërsat drejt pesë titujve kampionë, ndërsa, pas përfundimit të karrierës si basketbollist, ai ka mbajtur funksione të ndryshëm në këtë klub.

sfidanti.al