Ramos kërkon që humbja 2:1 nga Valencia të harrohet sa më parë dhe ka gjetur ngushëllimin ideal.
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, u ka dërguar një mesazh të qartë lojtarëve, se titulli ende është në duar të tyre dhe se duhet të harrojnë këtë ndeshje e të mendojnë për sfidat e radhës, shkruan Gazeta Express.
“Liga është ende shumë larg përfundimit. Nëse disa muaj më parë do të na thoshin se në këtë kohë do të ishim të parët me një pikë epërsi dhe një lojë më pak, do të pranonim”, është shprehur Ramos.