Iniesta zbulon se cilin trajner preferon te Barcelona

Mediumet në Spanjë janë pothuajse të sigurtë se, në fund të këtij sezoni, Barcelona do të ndahet nga Luis Enrike, pavarësisht sesi do të përfundojë beteja për titullin e Primerës spanjolle. Në fakt, kontrata e Enrikes me klubin katalonjas përfundon në fund të sezonit dhe, mbas debaklit (shkatërrimit) 4-0  në Paris nga PSZH-ja, kryesia e këtij klubi i propozoi atij që ta vazhdojnë bashkëpunimin, tani për tani, pra, deri në fund të sezonit. Megjithatë, jo të gjithë në “Kamp Nou” janë për atë që Luis Enrike të largohet dhe, ndër të parët, është Andres Iniesta që e shprehu, publikisht, dëshirën e tij që Enrike të vazhdojë që të qëndrojë në Barcelonë.

“Unë nuk e di, nëse Luisi do të vazhdojë që të qëndrojë te Barcelona edhe në sezonin e ardhshëm, por unë, me të vërtetë, e dua këtë gjë. E dua Enriken, sepse besoj se, në të ardhmen, ai do të mund t’i sjellë ekipit tonë shumë trofe të tjerë. Qysh sezonin e parë, ai fitoi pothuajse gjithçka dhe është normale që, tani, ne ndodhemi në një minikrizë. Megjithatë, shpresoj se ai do të jetë trajneri ynë edhe sezonin e ardhshëm”, tha Iniesta.

sfidanti.al