Iniesta do të shkojë në Azi, por jo në Kinë; destinacion ka Japoninë dhe 25 mln $ në sezon

Destinacioni i Andres iniestës nuk do të jetë Kina, por Japonia. Mesfushori i Barcelonës që do të largohet në fundin e sezonit nga katalanasit, do të bëhet pjesë e skuadrës së Visel Kobes me të cilën do të firmosë një kontratë 3 vjeçare.

Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, Iniesta do të përfitojë nga kjo kontratë me skuadrën japoneze 75 milionë Dollarë që do të thotë 25 milionë Dollarë në sezon. Gjithnjë sipas medias iberike, 34 vjecari që do të ketë si shok skuadre edhe sulmuesin gjerman Lukas Podolski, e mori këtë vendim duke u ndikuar edhe nga Hiroshi Mikitani, presidenti i kompanisë ‘Rakuten’ që sponsorizon si Barcelonën ashtu dhe Visel Koben.

Në sezonin aktual, visel Kobe është mesin e klasifikimit në kampionatin japonez të futbollit me 16 pikë më pak se skuadra që e kryeson këtë kompeticion, Hiroshima.

sfidanti.al