Evazioni fiskal; Murinjo, pakt me organet fiskale për të evituar burgun

Zhoze Murinjo do ta evitojë kryerjen e dënimit me burg për evazion fiskal. Trajneri portugez që aktualisht drejton Manchester United, është shumë pranë një marrëveshjeje me organet tatimore spanjolle për mbylljen e procesit në lidhje me evazionin fiskal që ai ka kryer me fshehjen e të ardhurave të përftiuara nga e drejta e imazhit në vitet 2011-2012.

Është e përditshmja ‘El Mundo’ që ka  folur për arritjen e këtij pakti, për të cilin mungon vetëm formalizimi. Ky pakt është arritur pasi Murinjo ka pranuar fajin për evazionin e kryer kështu që dënimi me burg prej 12 muajsh që kërkoi Prokuroria për Murinjo do të konvertohet në një gjobë prej 800 mijë Eurosh

Zhoze Murinjo ishte hetuar edhe më parë oër një evazion fiskal prej 3.3 milionë Euro. Procesi i mëparshëm u mbyll në 2015 pasi luzitani pranoi të paguajë për llogari të organeve fiskale spanjolle shifrën e 4.4 milionë Eurove, që është shifra e evazionit së bashku me gjobën dhe interesat. Por kjo cështje u rihap vitin e kaluar pasi dolën në dritë prova të reja duke shtyrë Prokurorinë që të bëjë denoncimin ndaj Murinjos.

sfidanti.al