Futbollisti spanjoll Andres Iniesta do të luajë në ndeshjen e ardhshme “El Klasiko”. Gjatë kohëve të fundit, Iniesta ka pasur një dëmtim dhe mjekët i kanë thënë atij se ai duhet të pushojë, të paktën, një muaj e gjysmë, por vetë Iniesta ai befasoi të gjithë. Mediumet spanjollë njoftuan, dje, se Iniesta, për herë të parë, pas një muaji, u stërvit me ekipin katalonjas dhe tha se ai do të jetë gati për “El Klasikon”, pra, për ndeshjen me Realin e Madridit. Ndeshja derbi mes Barcelonës dhe Realit të Madridit është parashikuar për më 3 dhjetor.