Shpesh, ato ndeshje që duken më të lehtat, kthehen në më të mallkuarat dhe Zinedin Zidan shpreson që të mos jetë i tillë dueli jashtë fushe, në Majorka, për Ligën spanjolle. Trajneri i Realit po llogarit mungesat dhe më shumë i goditur është në mesfushë. Në dyshim të plotë janë kroati Luka Modriç, lojtari i akademisë Lukas Vaskez, por edhe Garet Bejl. Lojtarët janë dëmtuar në ndeshjet me ekipet kombëtare, ndërsa Zidani nuk do të ketë as gjermanin Toni Kros. Dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm të mesfushës, si Kasemiro dhe Valverde, janë lodhur shumë këto ditë me kombëtaret, përkatësisht me Brazilin dhe Uruguajin, ndaj nuk japin garanci për 90 minuta. Zidan duket tepër i shqetësuar, sidomos për të formuar mesfushën, ndërsa nuk mendon aspak për ndeshjen e Championsit në Stamboll, dhe El Klasikon në La Liga.
Sfidanti.al