Nuk është dëmtimi e keqja e Nejmarit, por lajmet për Realin!

Katër javë nuk janë asgjë për një lojtar që është mësuar të mungojë me muaj. E tillë gjendja e Nejmarit pas miqësores së fundit të Brazilit, ndërsa shqetësimi më i madh nuk është ai i “infermierisë”. Reputacioni dhe qetësia e tij besohet se prishen shumë më tepër nga lajmet se ylli i Paris SG dëshironte me ngulm të shkonte tek Reali, dhe se u kthye nga Barcelona vetëm pasi madrilenët u tërhoqën nga gara.

Gazeta “Marka” shkruan se Nejmari foli me 4 lojtarë të Realit për të realizuar kalimin në “Bernabeu”. Këta futbollistë ishin Sergio Ramos, Luka Modriç, Marselo dhe Kasemiro, këta të fundit që janë edhe shokë skuadre tek Brazili. Presidenti i Realit, Perez, u tërhoq për shkak të kostove tepër të larta të transferimit, për të mos zemëruar PSG-në dhe sepse Garet Bejl e Hames Rodrigez nuk u larguan nga Madridi. Pavarësisht, lajmeve të fundit, besohet se imazhi i Nejmarit ishte prishur rëndë që më parë, dhe nuk ka se çfarë të nxihet më shumë se kaq.

Sfidanti.al