Grizman prezantohet tek Atletiko, në momentin më të mirë

Ndoshta jeta do t’i marrë për mbarë dhe vitet e vështira të kaluara me Barcelonën, e së fundmi me kombëtaren e Francës, do të lihen pas. Antuan Grizman u kthye në shtëpi, nëse mund ta quajmë kështu Atletikon e Madridit për të, për t’u drejtuar sërish nga Diego Pablo Simeone. Do ta mbajë fanelën me numrin 8, dhe do të luajë me yje të tjerë si Luis Suarez apo Zhoao Feliks, pa harruar Koken, Karraskon, De Paulin e të tjerët. Grizman është kampion i Spanjës tashmë, ndonëse titullin nuk e fitoi vetë pasi ishte tek Barcelona, dhe sipas tifozëve e mediave mund ta fitojë këtë edicion, pasi “bardhekuqtë” cilësohen si favoritë. Kjo është koha më e mirë për t’u prezantuar në krah të presidentit Serezo, pas dy golave për Francën në eleminatoret e Kupës së Botës.

Sfidanti.al