Mediat europiane: Mesi dhe budallenjtë e Kovidit tek Argjentina

Sesi mund të ngatërrohej futbollisti më i mirë i botës në një situatë të tillë, ishte e vështirë të imagjinohej. Padyshim, pa pasur faj, Lionel  Mesi u përfshi në ndeshjen e skandalit me Brazilit dhe Argjentinës, që u ndërpre pasi në fushë hynë autoritetet shëndetësore braziliane. Shkaku fillestar ishin 4 lojtarë argjentinas, që kishin shkelur rregullat për Kovidin, që të katër nga Premier Liga angleze, dhe 3 prej tyre ishin në formacion, Martinez, Romero, Lo Selso, ndërsa Buendia ishte rezervë. Se për çfarë duhej të vinin lojtarët e Premier Ligës, kjo nuk kuptohet përderisa Brazili nuk i kishte 9 lojtarët e tij si Alison, Ederson apo Firmino. Kjo, sepse në Brazil ka rregulla të ashpra karantine për ata që vijnë nga Britania e Madhe. Jo më kot, e përditshmja “Bild” titullon: Mesi dhe 4 budallenjtë e koronës!

Sfidanti.al