Ishte një ndeshje që cilësohej e përfunduar pa nisur mirë, por ja që nuk ndodhi ashtu. Kosova luftoi fort në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Spanjës tepër superiore, duke pranuar më në fund një humbje dinjitoze, 0-2. Pablo Fornals dhe Ferran Torres ishin autorët e golave në minutat 32 e 90, ndërsa sfida ishte gjatë gjithë kohës e hapur, me rrezikun e vazhdueshëm të përfaqësuar nga Vedat Muriqi. Kosova e trajnerit Shaland zgjodhi taktikën logjike të kundërsulmit, dhe përse të mos ta zgjidhte përderisa kështu luajti edhe Italia, kampione e Europës, ndaj “furive të kuqe” në gjysmëfinalen e Euro 2020 në “Uembli”? Pas pushimit, Kosova pati raste të pastra, sidomos me Muriqin. Spanja mban vendin e parë me 13 pikë në 6 ndeshje ndaj 9 të Suedisë në 4, ndërsa Kosova zbret në vendin e katërt me 4 pikë, prapa Greqisë që ka 6.
Sfidanti.al