Ema Radukanu, kampionët e sportit kanë pikërisht fytyrën e saj!

Një 18-vjeçare që menjëherë ngjitet tek më të mirat mund të quhet një sportiste e madhe, që shkon drejt legjendës. Në Shqipëri kështu bënë në kohën e tyre të tillë si Agim Fagu apo Ela Tase, ndërsa në ditët e sotme po e bëjnë teniste fare të reja në US Open. Ema Radukanu është në gjysmëfinale të Grand Slemit të fundit të vitit duke mundur në çerekfinale kampionen olimpike, Belinda Bençiç. Britanikja me origjinë rumuno-kineze nuk ka humbur asnjë set deri tani, ndërsa fitorja ndaj rivalet me më shumë emër dhe lavdi ishte dominuese, 6-3 e 6-4 në 82 minuta, pra në 1 orë e 22 minuta. Aspak e lodhur, e re në moshë dhe plot me energji, si dhe me një talent që do ta bëjë kampione të madhe të së ardhmes. Kur nisi Uimbëlldonin në korrik, Radukanu ishte në vendin e 338-të në botë, ndërsa tani do të jetë mes 50 më të mirave.

Sfidanti.al