Në stadiumin “Maradona” këtë të shtunë në orën 18:00, “Zonja e Vjetër” ka një provë të vështirë dhe përballë napolitanëve përveç Kristiano Ronaldos së larguar pritet të mungojë edhe Federiko Kieza. Sulmuesi i Italisë, kampion i Europës, ka një problem muskulor dhe mbetet në dyshim edhe pse nuk përjashtohet plotësisht. Duhet parë gjendja fizike e Kuadrados, Danilos dhe Aleks Sandros. Po ashtu, mungon edhe Dibala. Nuk dihet nëse Kielini do të luajë apo jo, nëse do të jetë në fushë, do të jetë kapiteni, ndryshe shiritin e mban Bonuçi. Në mesfushë, Alegri nuk ka Arturin e dëmtuar dhe Betankuri në dyshim, kështu që Lokateli duhet të jetë “shtylla” bashkë me Rabionë. Po Ramsei? Edhe uellsiani është në dyshim. Kulushevski e Bernardeski duhet të luajnë, ndërsa Morata është shpresa e sulmit, në mungesë të Kaio Zhorges.
Sfidanti.al