Man. Sitit i rrofshin milionat, ndaj Leisterit luan portieri i tretë!

Si mund të ndihet një futbollist që kthehet në fushë pas plot 3 765 ditësh (!!!) Kuptohet, që i dridhen këmbët edhe kur është profesionist sepse ka 10 vjet pa luajtur, dhe kështu do të ndihet portieri i tretë i Mançester Sitit, Skot Karson, të cilit i ra radha për të luajtur për shkak të mungesës së titullarit brazilian Ederson dhe numrit 2, Zak Stefen, i sëmurë me Kovid. Edersoni u ndalua të luante pas kërkesës së Brazilit, pasi Mançester Siti e pengoi që të shkonte te kombëtarja. Pep Guardiola me siguri që është shumë i shqetësuar, sepse portieri 36-vjeçar nuk jep garanci dhe flitet për një ndeshje të vështirë të Premier Ligës ndaj Leisterit.

Sfidanti.al