Shpresa vdes e fundit, madje nuk dihet nëse vdes apo jo përpara njeriut. Kjo thënie e jetës mund të vërtetohet shumë mirë nga historia e familjes Shumaher, me Mikaelin të dëmtuar nga aksidenti i tmerrshëm i 8 viteve më parë në Francë, dhe me gruan e tij, Korinën, që vazhdon të kujdeset për të sikur të jetë një engjëll. Korina ka vendosur të flasë pas 8 vitesh, e bindur nga një grup shumë profesionist si ai i kompanisë mediatike, Netlfliks (Netflix), që do të krijojë dokumentarin për jetën e Mikael Shumaherit.
Ajo thotë se është me fat që i shoqi vazhdon të jetë me të, edhe pse i ndryshuar nga fatkeqësia e jetës. “Ai më tregon çdo ditë sesa i fortë është thotë e shoqja, – ai është me ne. Të gjithëve na ka marrë malli për Mikaelin që ka qenë, por ai është këtu me ne”. Ish-bashkëpunëtori i Shumit, Zhan Tod, thotë se Shumaher do të përmirësohet, edhe pse pasojat e aksidentit me ski nuk do t’i kalojnë plotësisht.
Sfidanti.al