Vajzat nga Madridi shkruan historinë në Ligën e tyre të Kampionëve pasi skuadra “merenges” arriti për herë të parë në fazën e grupeve. Një paradoks i vërtetë duke pasur parasysh traditën e jashtëzakonshme të Realit në Championsin e meshkujve, por ja që kështu kanë qenë punët, por tani po ndryshojnë. Reali i femrave i doli kundër parashikimeve duke fituar 1-0 në fushën e Mançester Sitit e duke u kualifikuar pas barazimit 1-1 në Spanjë. Zornoza ishte autore e golit të vetëm. Spanja tashmë, ka edhe “merengeset” në grupe, ndërsa Barcelona është kampione e Europës në fuqi. E pra mund të kemi një “El Klasiko” në këtë konkurrim, siç ka ndodhur apo siç pritet gjithnjë që të ndodhë në Ligën e Kampionëve për meshkuj.
Sfidanti.al