“El Pais” kujton Fadil Vokrrin: Ai ishte fytyra e Kosovës

Ndërsa kombëtarja spanjolle shkoi në Prishtinë për ndeshjen eleminatore të Kupës së Botës, përtej çështjeve sportive dhe atyre politike, pati vend edhe për një legjendë të shqiptarëve të Jugosllavisë së dikurshme. E përditshmja “El Pais” i kushtoi një artikull të zgjeruar Fadil Vokrrit, yllit të Kosovës, të Jugosllavisë, të Prishtinës e të Partizanit të Beogradit, përveçse edhe të skuadrave jashtë vendit. i shuar në moshën 58-vjeçare, “El Pais” kujton sesi Vokrri ishte një emër i madh i Jugosllavisë në vitet 80-të, një nga futbollistët kryesorë. Gazeta spanjolle kujton se Vokrri bëri shumë për vendin e tij si president i Federatës së Futbollit, duke qenë në detyrë kur Kosova u njoh nga FIFA dhe UEFA në 2016. “El Pais” intervistoi djalin e tij, Gramozin, i cili thekson se “ajo ditë ishte më e rëndësishmja për ne, pas shpalljes së pavarësisë”. Nuk harrohet të theksohet sesi një ditë të vitit 1983, Prishtina e Vokrrit fitoi në “Marakana” të Beogradit ndaj Crvena Zvezdës.

Sfidanti.al