“Tragjedi amerikane”, pa yje në çerekfinalet e US Openit për herë të parë në histori!

Natyrisht që një herë mund të ndodhte, ndonëse rënia “pikiadë” e tenisit të SHBA-ve në rang botëror është shqetësues. Për herë të parë në histori, që kur nisi në 1881, amerikanët nuk patën asnjë përfaqësues në çerekfinalet e US Openit në Nju Jork. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ndërsa shpresa e fundit ishte Xhenson Bruksbi (Brooksby) i mundur 3-1 nga Novak Gjokoviç në raundin e katërt. Natyrisht, mungoi “mbretëresha” Serena Uilliams, por ajo është sot 39-40 vjeç dhe nuk mund të llogaritet për të ardhmen. Gjithsesi, SHBA mund të ketë sado pak shpresë për të ardhmen, pasi ka të reja si Henin, Anisimova, Gof tek femrat, apo Bruksbin, Kordën apo Nakashimën tek meshkujt.

Sfidanti.al